Arkitektja me origjinë iraniane zgjidhet “Miss Gjermania” në edicionin e vitit 2024

7 months ago 7

Arkitektja me origjinë iraniane, Apameh Schonauer, u kurorëzua “Miss Gjermania” për edicionin e këtij viti të konkursit të bukurisë.

Kur Schonauer u shpall fituese në eventin e së shtunës ajo doli në skenë me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, shkruan EuroNews.

Modelja e cila është po ashtu nënë dhe është me profesion arkitekte, thotë se është e apasionuar pas të drejtave të grave dhe ndihmon migrantët të asimilohen me jetën në Gjermani.

Foto: Apameh Schonauer / Tagesspiegel

Schonauer u lind në Iran dhe emigroi me familjen e saj në Gjermani kur ishte vetëm gjashtëvjeçare.

Ajo tha se vitet e para të të jetuarit në një vend të huaj ishin mjaft të vështira, arkitektja potencoi gjithashtu se e kishte vështirë të përshtatej me rrethin në shkollë.

Foto: Apameh Schonauer / Stern

Në skenë, Schonauer deklaroi se dëshiron të avokojë për gratë e reja sikurse ajo, të cilat po përballen me vështirësitë e të qenit emigrante në Gjermani. /Telegrafi/

Read Entire Article