Armë deputetit ?!/ Reagon Policia e Shtetit pas videos

18 hours ago 26

Policia e shtetit ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi.

Policia ka deklaruar për Euronews Albania se asnjë efektiv nuk ka pasur armë, ndërsa lajmëron se pas pak do ketë një reagim zyrtar.

Gazment Bardhi hodhi akuza në drejtim të FNSH, duke pretenduar se FNSH i ka drejtuar armën dy deputetëve Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit.

“I drejton armën dy deputetëve të Shqipërisë, Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Kërcënojnë me armë deputetët e opozitës brenda ambienteve të tyre të punës.

Një pjesë e kolegëve e kanë pamjen të filmuar, do i transmetohet secilës prej mediave që nuk e disponon. Për herë të parë janë lejuar me urdhrin e kujt nuk e di”, tha Bardhi.

Read Entire Article