Armë, municion e pajisje ushtarake/ Fotot nga armatimi i gjetur në vendin ku qëndruan serbët

11 months ago 14
Reklamë

Policia e Kosovës ka publikuar një pjesë të armëve të municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan.

Policia ka njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.

“Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj”, njoftoi Policia.

Lidhur me armatimin e sekuestruar, Policia sot do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të prezantojë gjithë arsenalin e armëve.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër polic u plagos.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës u kërkoi personave të armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy të tjerë, ndërsa katër të tjerë dyshohet se janë përfshirë në sulmin terrorist.

Top Channel

Read Entire Article