Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut

8 months ago 28
Reklamë
15:30 18/01/2024

Nuk deklaroi orën e shtrenjtë, kushtonte 50 mijë Dollarë

Arnold Schwarzenegger do të përballet me procedura penale tatimore pasi nuk ka deklaruar një produkt pas mbërritjes në Gjermani, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për rrjetin televiziv CNN.

Zyrtari bëri me dije se aktori nuk ka deklaruar një orë të markës luksoze zviceriane Audemars Piguet. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Ky proces vlen për të gjithë.

Më pas ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i Hollivudit u lirua dhe udhëtoi pasi u mbajt për më shumë se dy orë.

Një burim i afërt me aktorin deklaroi për CNN se Arnold u ndalua për tre orë gjatë të enjtes në aeroportin e Mynihut për shkak se udhëtoi me një orë që zotëron, teksa do ta ekszpozonte në një ankand për bamirësi.

Schwarzenegger-it nuk iu kërkua të plotësonte një formular deklarate dhe ai iu përgjigj çdo pyetjeje nga doganierët sinqerisht.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article