Arresti kardiak/ Dy simptoma paralajmëruese 24 orë përpara

11 months ago 28
Reklamë

Arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur, sipas një studimi të botuar së fundmi në The Lancet Digital Health, i cili pretendon se një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para ngjarjes, që ndryshon midis të dy gjinive.

Dr. Sumeet Chugh, kryetar në kërkimin e elektrofiziologjisë kardiake, thekson se zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë.

Çdo vit, 450,000 amerikanë vdesin nga arresti kardiak, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut të SHBA. Në Evropë, një rast i tillë ndodh çdo 45 sekonda.

Simptomat tek meshkujt dhe femrat

Duke përdorur të dhëna nga dy studime në qytetet amerikane të Ventura (Kaliforni) dhe Portland (Oregon) mbi incidentet e arrestit kardiak, studiuesit krahasuan simptomat dhe zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një arresti të papritur kardiak u ankuan se përjetuan të paktën një simptomë karakteristike një ditë më parë, dhimbje gjoksi për burrat dhe gulçim për gratë.

Në çdo rast, studiuesit thonë se dhimbja e gjoksit e paprecedentë dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Top Channel

Read Entire Article