Arrestimet për “sterilizimin”, zyrtarët dhe biznesmeni që do të përballen me drejtësinë

1 year ago 19
Reklamë

Arrestohet ish- zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj për llogari të koncesionit të sterilizimit. Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene konfirmojnë se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg, njëlloj edhe për biznesmenin, Ilir Rrapaj. ndaj të parit, SPAK ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj të dytit, atë të mashtrimit.

Në total burimet bëjnë të ditur se janë lëshuar 8 urdhër arreste për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj drejtorit ekonomik, Saimir Kadiu dhe ndaj drejtpreshës juridike, Marsela Serjanaj SPAK ka kërkuar arrest në shtëpi.

Ndërsa, në masën e sigurisë detyrim paraqitje do të qëndrojë kirurgu i njohur, Arben Gjata, dhe zy Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për akuzën e Falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

Me datë 10 dhjetor të 2015, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë koncesionare 10-vjecare me një kompani, e cila ishte planifikuar të zgjaste, ndërsa vlera përllogaritej 100 milionë euro.

Po për të njëjtën dosje, prokurori Edvin Kondili ka marrë edhe dëshminë e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja, ndërsa kallëzimi për koncesionin e sterilizimit është bërë në vitin 2019 nga Nisma Thurje.

Read Entire Article