Arrestimi i 2 personave të përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjes, reagon Balla: Përgëzoj policinë. Pres rezultate për ngjarjet kriminale në Vlorë, Lezhë e Shkodër

7 months ago 6

Policia arrestoi 2 persona, të dyshuar të përfshirë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Gentian Bejtjes. Në prangat e policisë ranë shtetasit Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Në lidhje me këto arrestime, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla. Numri një i Ministrisë së Brendshme ka përgëzuar policinë për punën e bërë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, teksa shton se pret rezultate nga ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Vlorë, Lezhë e në Shkodër.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article