Arrestimi i Berishës, ‘dorëzohet’ Foltorja: Ne nuk dalim mbi vendimet e Gjykatës, jo akte dhune

10 months ago 12

Parlamenti votoi autorizimin që SPAK të arrestojë ish- kryeministrin Sali Berisha, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani dhe tashmë pritet që Prokurori t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg, ose arrest shtëpie. Masa që do të caktohet për Berishën, duke ndryshuar “detyrim paraqitje”, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi në “Studio Live” në Report Tv tha se është e paligjshme, por ndërkaq u shpreh se nuk do të dalin mbi vendimet e Gjykatës.

“Që kur u shpall non grata Berisha, opozita ka qenë në goditje nga mazhoranca. Nëse PD do kishte vulën, siglën, financat dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit do ishte një rezultat i kundër, do ishte rezultati i PS, i PD. Pra PD do kishte rezultatin që ka PS sot. Rama nuk e do Berishën jashtë, e sheh si rrezik.

Po marrim arrestimin dhe dënimin e Lefter Kokës. Dorëzon mandatin me porosinë dhe këshillat e Ramës, me garancinë se nuk do dënohet. Vëllai i tij Nard Koka tha se ka pasur biseda mes tyre. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës kishte këtë lidhje. Ahmetaj u hoq nga zv kryeministër iu dha mesazhi. Ahmetaj mundohej të mos bisedonte me ne të PD. Ai ishte në rresht të fundit sepse të gjithë kolegët e tij i kishin bërë bojkot se kishin frikë që i kapnin kamerat dhe i sheh Rama.

I koordinuan veprimet, e lanë të lirë, vonuan të gjitha vendimmarrjet në Parlament dhe pasi u largua Ahmetaj atëhere nxorën urdhër arrestin dhe e shpallën në kërkim. Si mund të mos them se SPAK nuk është në ndikim të Ramës”, tha Baçi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arbër Hitaj për qëndrimet që do të mbajnë.

Read Entire Article