Arrestimi i Evis Berberit, gazetarja Daci: BKH kishte nisur hetimet prej kohësh, po verifikohen tenderat e firmosur nga ai

7 months ago 6

Gazetarja Glidiona Daci, në një lidhje direkt në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili, dha detaje për arrestimin e Evis Berberit.

Daci theksoi se për Berberin nisën hetimet nga vetë BKH. Sipas gazetares, janë duke u verifikuar tashmë të gjitha tenderat që janë firmosur nga Evis Berberi.

“BKH ka nisur hetime prej kohësh. Për Evis Berberin janë dhe dy çështje të tjera, që po hetohen nga SPAK. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me tenderat. Një prej çështjeve ka qenë ajo e fitimit të një tenderi, që dyshohet se i është dhënë miqve të tij. Berberi kishte në banesë disa piktura që kushtojnë shumë dhe që ai pretendon se janë bërë nga vetë ai.

Po verifikohen të gjitha tenderat që mbajnë firmën e Evis Berberit, për të parë nëse është zbatuar ligji, janë tendera që lidhen me ARRSH. Berberi ka përdorur një skemë amatoreske”, tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article