“Arrestimi i Metës i shëmtuar, s’kishte arsye të burgosej”, Xhafo: PL u trondit, e ardhmja e partisë në pikëpyetje

1 hour ago 26

Gazetari dhe autori i emisionit “Log”, Endri Xhafo, ka ofruar një analizë të thellë mbi arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gjatë një interviste në studion e News24. Xhafo shprehu kritikën e tij për mënyrën e arrestimit, duke e quajtur atë “të shëmtuar”.

“Meta ndoshta mendonte se kjo ditë nuk do të vinte,” tha Xhafo. Ai theksoi se veprimi i policisë për të ndaluar Metën në një rrugë të ngarkuar ka qenë rezultat i një urdhri. Xhafo e konsideroi këtë si një moment që mund të ketë dëmtuar reputacionin e Republikës, më shumë sesa atë të individit.

“Nëse Meta ka bërë ato që thotë policia dhe ka rezistuar. Marrim zanafillën, kishte një urdhër që Meta duhet të ndalohej në rrugë. Pse në atë rrugë, në trafik? Mendoj se nga kjo skenë nuk i ra autoriteti Metës, edhe pse gjithkush ka dashur ta shohë Ilir Metën në këtë lloj momenti. Është dikush që ka mbajtur postet më të larta dhe mendojnë se ai u çburrërua nga kjo marrje zvarrë. Nga kjo nuk fëlliqet personi, por republika”, tha ai.

“Arrestimi i Metës prodhon një tronditje të Partisë së Lirisë,” vuri në dukje ai, duke theksuar se barra e mbajtjes së partisë ka rënë mbi Tedi Blushin. E ardhmja e Partisë së Lirisë duket e pasigurt pas kësaj ngjarjeje u shpreh ai.

Xhafo e kritikoi mënyrën se si është trajtuar çështja e Metës në krahasim me figura të tjera të politikës shqiptare që kanë qenë të akuzuara, duke u ndaluar nga ndjekja penale në gjendje të lirë. “Pse një ish-President duhet të futet detyrimisht pas hekurave?” pyeti ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article