Arrestimi i Valter Bamit për atentatin në Fushë-Krujë/ RENEA dhe FNSH “blindojnë” Tapizën dhe Niklën

1 year ago 38
Reklamë

Në kuadër të veprimeve hetimore për atentatin në fshatin Larushk, të Fushë-Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino si dhe u plagosën 2 fëmijët e Gentian Bejtjas, mësohet se RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës.

Burimet për Vizion Plus bëjnë me dije se nga operacioni i kryer rreth orës 06:00 janë shoqëruar disa persona.

Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë u arrestua mbrëmjen e të enjtes Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por që ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

Sipas policisë Bami dyshohet të jetë edhe autor i atentatit ë fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit, si dhe u plagosën fëmijët e mitur.

Read Entire Article