Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, mjek popullor, akuzohet për abuzim seksual me pacientë të mitur

11 months ago 37
Reklamë

Një mjek popullor shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e rëndë për abuzim seksual përfshirë edhe me të mitur.

Sipas mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar është arrestuar në  provincën e Brescias, ndërsa hetimi që çoi në këtë arrestim u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Brescias dhe filloi në korrik. Indiciet ishin nga nëna e një pacienti të ri në moshë, e cila mësoi për abuzimin e dyshuar seksual të ndodhur gjatë trajtimeve osteopatike.

Sipas asaj që doli nga hetimet e Karabinierëve, osteopati abuzoi seksualisht me pacientin e tij në të paktën katër raste.

Sakaq, policia po vijon hetimet për zbulimin e rasteve të tjera të mundshme, ndërsa 44-vjeçari shqiptar po mbahet në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article