Arrestohet 44-vjeçarja në Përmet, nuk denoncoi abuzimin seksual të vajzës së mitur, mashtroi dhe një të huaj nëpërmjet rrjeteve sociale duke i marrë para

11 months ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

GJIROKASTËR

Vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article