Arrestohet “baroni i drogës”/ Alket Hatija u kap në një hotel në Durrës

1 year ago 22
Reklamë

Alket Hatija, i njohur ndryshe edhe si “baroni i drogës”, u arrestua këtë të mërkurë nga policia e Durrësit.

50-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, të cilat e kanë dënuar me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike

Në momentin e arrestimit, Alket Hatija ndodhej në një hotel në Durrës.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me 40 persona të tjerë për të trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali.

Kjo nuk është hera e parë që “baroni i drogës” arrestohet në Shqipëri, pasi edhe në vitin 2017 atij iu vunë prangat me qëllim ekstradimin në Itali. Por gjykata e Durrësit atëherë e rrëzoi kërkesën për ekstradim.

Read Entire Article