Arrestohet një nga bosat e mafies ‘Banda della Magliana’, i lidhur me bandat shqiptare të karteleve të drogës në Amerikën Latine! Lëshohen 28 urdhër arreste

3 months ago 5
Reklamë

Policia italiane ka arrestuar një prej bosat e mafies Marcello Colafigli, të ‘Banda della Magliana’. Colafigli i njohur si ‘Marcellone i cili frymëzoi personazhin e ‘Bufallos’ në librin ‘Romanzo Criminale’, nuk ishte larguar nga skena kriminale e kryeqytetit.

Ai ishte një nga personat e fundit të organizatës që kryesisht vepronte në Romë, në zonën e Maglianës dhe në bregdetin e Lacios.

Ndërkaq efektivët kanë lëshuar edhe 28 urdhër arreste, mes tyre të përfshirë 22 italianë, 2 shqiptarë, një kosovar dhe një maqedonas.

Sipas mediave vendase 70 vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për katër vrasje, por ishte në gjysmëliri prej datës 30 tetor të 2019.

Mirëpo përsëri kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia, duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘ndrangheta-s, Camorra-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel droge që vepronin në qytetin Turbo, Kolumbi.

Njeriu në krye të bandës shqiptare, pika e kontaktit me kartelin kolumbian, thuhet se doli vullnetar të shkonte personalisht për të negociuar me furnitorët e Amerikës së Jugut dhe nga pasazhi me përgjime dëgjohen pjesë në të cilat ai përshkruan vështirësitë që do të përballeshin për të hyrë ilegalisht.

Megaoperacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ku autoritetet kanë sekuestruar edhe rreth 400 mijë euro gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Read Entire Article