Arsenal armësh dhe harta në objektet e sulmuesve! Sveçla: Dëshmi e një plani afatgjatë, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë!

11 months ago 15
Reklamë

Serbët që sulmuan një ditë më parë Policinë e Kosovës vepruan pas një plani afatgjatë dhe të mirëmenduar.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla njofton se gjatë kontrolleve në manastirin dhe objektet e tjera në Banjskë si dhe në disa automjete u gjet një sasi e madhe armësh, por edhe harta, fakt që tregon se sulmuesin kishin thurur një plan të shtrirë në kohë.

“Disa prej armëve janë të vitit 2021, tjetër dëshmi që burimin e kanë nga Serbia”, tha Sveçla, duke treguar se sulmuesit kishin mbështetjen e Serbisë dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Ministri i Brendshëm bëri thirrje që të dyshuarit e tjerë të dorëzohen dhe t’i përgjigjen drejt për aktet e tyre terroriste

Të dielën, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në veri të vendit, u sulmua nga grupe kriminale, duke lënë të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe të plagosur kolegun e tij.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës u kërkoi personave të armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme.

Gjatë pasdites, rreth orës 17:00, EULEX dhe KFOR hynë brenda manastirit, aty ku gjetën armatime dhe municione në sasi të mëdha.

Të vrarë mbetën katër sulmues, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan.

Top Channel

Read Entire Article