Arteta përballet me pasojat e shpërthimit të tij në humbjen ndaj Newcastles

11 months ago 11

Mikel Arteta është duke u akuzuar nga federata e futbollit të Anglisë se ka reaguar keq kundër VAR-it pas humbjes 1-0 të Arsenalit ndaj Newcastle.

Trajneri i Arsenalit kishte një shpërthim të madh pas humbjes në fillim të këtij muaji, e cila ishte humbja e tyre e parë këtë sezon në Ligën Premier . Goli i Anthony Gordon u kontrollua nga VAR-i në tri kënde të ndryshme, por problemet e mundshme nuk ishin të mjaftueshme për të anuluar golin që në fund i siguroi Newcastle të tri pikët.

Përveç çështjeve të VAR-it, Arsenali ndjeu se Bruno Guimaraes i shpëtoi një karton të kuq pasi e goditi Jorginho në pjesën e pasme të kokës, e cila u bë shumë për Artetën për t’u përballuar, ndërsa spanjolli humbi kontrollin gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.

Ish-kapiteni i Arsenalit kishte thënë se vendimi për të lejuar golat e Gordon ishte “turpshëm”.

Komentet e tij me siguri nuk u pritën mirë nga federata angleze, e cila lëshoi një deklaratë të enjten (16 nëntor) ku tha se ai është duke u hetuar: “Mikel Arteta është akuzuar për shkelje të rregullit FA E3.1. Ndodh pas komenteve që bëri në intervista me media pas ndeshjes së Ligës Premier të Arsenalit kundër Newcastle United të shtunën më 4 nëntor”.

“Aty bëhet e ditur se komentet e tij përbëjnë sjellje të papërshtatshme pasi janë fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe/ose dëmtojnë lojën dhe/ose e sjellin lojën në pakënaqësi”.

Trajneri i Arsenalit ka afat deri të martën (21 nëntor) për të përgjigjur në akuzat, që është vetëm katër ditë para se klubi të udhëtojë në Brentford. /Telegrafi/

Read Entire Article