As një muaj nga ndarja me Roman, Dua Lipa “e çmendur” pas të dashurit të ri

8 months ago 16
Reklamë
11:26 12/01/2024

Këngëtarja shqiptare dhe aktori britanik Callum Turner u kapën duke u puthur

Pas ndarjes nga regjisori Romain Gavras, Dua Lipa  po shijon një romancë të re. Sipas medias rozë “Page Six”, këngëtarja shqiptare mësohet se është në një lidhje më aktorin mjaft të njohur britanik, Callum Turner. Dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.

“Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,”  thotë një burimi i brendshëm për këtë media. Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj  në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori.

Dua u nda me ish të dashurin e saj Romain Gavras në dhjetor 2023. Në atë kohë, “The Sun” bëri të ditur se ylli i popit u nda me regjisorin francez për t’i dhënë përparësi karrierës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article