Asgjësohen 203 bimë narkotike në Krujë, asnjë gjurmë nga autorët

1 year ago 32
Reklamë

Policia e Tropojës asgjësoi afërsisht 3700 bimë kanabis të kultivuara në dy fshatra të këtij qyteti. Nga ky operacion u vunë nën hetim 2 inspektorë të mjedisit për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi ndërsa pronari u shpall në kërkim.

Kjo është faza e dytë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna” e nga operacioni u dogjën e asgjësuan nga forcat e policisë konkretisht 3543 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në fshatin Gjonpepaj, ndërsa në fshatin Curraj i Epërm janë gjetur të kultivuara 116 rrënjë.

Po këtë të shtunë në fazën e 23 të operacionit antikanabis, në Krujë u asgjësuan edhe 203 bimë.

Konkretisht djegia e asgjësimi i 203 rrënjëve kanabis u bë në fshatin Shqezë, Bruz Mal dhe njësia administrative Cudh.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar afro 12500 bimë narkotike kanabis.

Read Entire Article