Asgjësohen 2114 bimë kanabis në Shkodër, asnjë gjurmë nga kultivuesit

1 week ago 22
Reklamë

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2114 bimë kanabis gjatë kontrolleve të kryera për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult dhe Shalë, dhe asgjësuan 703 bimë cannabisi;  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1411 bimë cannabisi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, policia ende nuk ka identifikuar asnjë nga kultivuesit dhe po punon për të rënë në gjurmët e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article