Asgjësohen 244 bimë kanabis në Himarë, procedohen dy persona

11 months ago 41
Reklamë

Policia ka asgjësuar 244 bimë narkotike kanabis në Lukovë. Si pasojë është proceduar penalisht kryetari i këtij fshati dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë, për shpërdorim detyre.

“Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.    

Policia nuk ka ende një gjurmë të autorëe, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Read Entire Article