Asgjesohen 3500 bimë narkotike/ Policia kontrolle në zonat malore për drogën

1 year ago 34
Reklamë

Policia vijon operacionet kunder kultivimit te bimeve narkotike në disa qarqe.

Gjatë tre ditëve të fundit, mbi nje mijë efektivë policie kanë marrë pjesë në disa operacione të ndryshme të shtrira në terrenet malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës, Tropojës etj.

Në total janë gjetur e asgjësuar mbi 3500 bimë kanabisi, pjesa më e madhe në Shkodër dhe në Vaun e Dejës ku policia asgjësoi thuajse 2 mijë rrenje.

Ndërsa në Lezhë dhe në Mirditë u asgjesuan afro 900 bimë narkoitike. Policia arrestoi një person të dyshuar për kultivimin.

Ndërkohë në Tropojë, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit.

Read Entire Article