“Askush nuk e kujton më Kupën e Botës”, gazetari që thotë se është tifoz i Barcelonës dëshiron që Bellingham ta fitojë Topin e Artë

11 months ago 30

Gazetari i televizionit El Chirnguito, Josep Pedrerol ka shfaqur anshmërinë rreth ceremonisë së Topit të Artë që pritet të nisë për pak çaste.

Ai ka thënë se askush nuk e mbanë mend më Kampionatin Botëror, duke lënë të kuptohet se Lionel Messi nuk e meriton çmimin prestigjioz, por Jude Bellingham i cili zyrtarisht përfundoi si i 18-ti në renditje.

“Kupa e Botës përfundoi 10 muaj më parë. Askush nuk e kujton më Kupën e Botës. Ata duhet të japin çmimin për paraqitjet e këtij sezoni. Bellingham e meriton Topin e Artë të këtij viti”, deklaroi gazetari i El Chiringuito, Josep Pedrerol.

Gazetari ndoshta pa dijeni dëshiron të shkojë kundër rregullave ekzistuese të Topit të Artë, pasi për çmimin merret parasysh seozni nga muaji gusht 2022, deri në gushtin e vitit 2023.

Pedrerol tashmë është etiketuar si një gazetar pro Real Madridit, megjithëse publikisht deklaroi se në të vërtetë është tifoz i Barcelonës.

Këto fjalë nuk tingëllonin si fjalët e një tifozi të vërtetë Blaugranas, duket ditur se të gjithë duan që Messi ta fitojë atë.

Ylli Argjentinas pritet të fitojë Topin e tij të 8-të të Artë pas pak. /Telegrafi/

.@jpedrerol: "Today the Ballon d'Or will be awarded, what is its value? The season ended 5 months ago, the World Cup ended 10 months ago. We have already almost forgotten. Let it be awarded this season, give it to Bellingham and that's it." pic.twitter.com/FQ5Wo1AJae

— Madrid Universal (@MadridUniversal) October 30, 2023

Read Entire Article