Asllani protagonist në fitoren e Inter, mesfushori shqiptar ishte pjesë e aksionit të golit

11 months ago 26
12:16 30/10/2023

Kristjan Asllani ishte pjesë e aksionit të golit të realizuar nga Thuram në fitoren 1 – 0 të Inter me Roma e vlefshme për javën e dhjetë. Zikaltërit janë të vetëm në krye të renditjes së Serie A falë edhe mesfushorit shqiptar.

“Është gjithmonë e vështirë të hysh në ndeshje të tilla kur rezultati është 0 – 0 dhe ka edhe pak minuta lojë, por jam i gëzuar për topin që pasova te Dimarco dhe pastaj Thuram realizoi”, thotë Asllani.

Për Asllanin pati interesim për t’u larguar ku mund të kishte më shumë minuta aktivizim, por mesfushori shqiptar tregon pse vendosi të qëndrojë.

“Ka patur fjalë rreth një lëvizje, por fola me klubin dhe dëshironte të qëndroja dhe kjo më dha besim, kështu që vendosa të qëndroja”.

Kristjan Asllani është aktivizuar në 5 ndeshje si zëvendësues në këtë sezon të Serie A. Të dielën u zhvillua edhe takimi Napoli – Milan që u mbyll në barazim 2 – 2.

Golave të Giroud në pjesën e parë iu kundërpërgjigjën Politano dhe Raspadori në të dytën.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article