Astronautet e NASA-s humbën një kuti të veglave gjatë shëtitjes në hapësirë

10 months ago 13
Reklamë

Astronautet e NASA-s humbën aksidentalisht kutinë e veglave gjatë një shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor – dhe tani kutia që po lundron në hapësirë mund të jetë e dukshme nga Toka.

Jasmin Moghbeli dhe Loral O’Hara shpenzuan gjashtë orë e 42 minuta jashtë stacionit hapësinor për të kryer punë mirëmbajtjeje, transmeton Telegrafi.

Por, çanta ‘fluturoi’ tutje në hapësirë dhe po ‘orbiton’ rreth Tokës, disa minuta përpara stacionit hapësinor.

Kutia me pajisje madje u kap në kamera nga kolegu i astronauteve Satoshi Furukawa që aksidentalisht e fotografoi atë derisa po shkrepte diçka tjetër.

NASA tha se veglat nuk ishin të nevojshme për pjesën tjetër të shëtitjes në hapësirë.

Last seen by @Astro_Satoshi while floating over Mount Fuji 🗻 the ‘Orbital Police’ can confirm that the lost EVA gear is being tracked 🫡 https://t.co/wz4MITmAfM pic.twitter.com/eksfu9fPFw

— Dr Meganne Christian (@astro_meganne) November 5, 2023

Çanta tani po klasifikohet si mbeturinë në hapësirë dhe pritet të ri-hyjë në orbitën e Tokës në muajt e ardhshëm, por sipas gjasave do të digjet derisa të depërtojë në orbitë.

EarthSky tha se disa njerëz duhet të jenë në gjendje ta shohin atë me vetëm një palë dylbi. /Telegrafi/

Read Entire Article