Atentati i dështuar i avokatit në Lushnjë/ Flet “shënjestra”: Të penduarin e kam kushëri, ai është i droguar

11 months ago 11
Reklamë

Avokati nga Lushnja Adriatik Doga, i quan trillim atentatet dhe vrasjen qe ishte planifikuar per ate, nga Marius Tafani, i penduari i drejtesise ,dhe pjesetar i bandes se Laert Haxhiut.

Doga shprehet se nga momenti qe e ka degjuar kete fjale nga drejtori i policise se shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk eshte me e qete.

Sipas tij , gjate punes si avokat nuk eshte ndier asnjehere i kercenuar nga Marius Tafani, perkundrazi perpara arrestimit te bashkepuntorit te drejtesise, ata kane pire kafe se bashku sepse jane edhe kusherinj.

Avokat Doga shprehet se qe nga momenti qe emri i tij u be publik si shenjester per tu vrare, nuk ka kerkuar mbrojtje, por te pakten duhej te ishte bere nje ballafaqim me Tafanin ose te thirrej nga prokurori i Elbasanit per tu njohur me rrethanat.

Tafani , sipas Dogës, eshte njeri i droguar dhe duhen pare edhe rrethanat e deklaratave te tij perpara prokurorise.

Me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjehere nuk ka pasur konflikte as me ceshtjet e tij dhe as me grupin rival, ate te Aldo Bares.

Avokati ne kete interviste, mohon gjithcka eshte thene per atentatet e kryera apo vrasjen qe ishte planifikuar per te.

Artan ose Marius Tafani u arrestua per grabitjen e nje pike valutore dhe me pas u be i penduar i drejtesise, ku zbuloi 6 vrasje te bera nga grupi i Laert Haxhiut.

Read Entire Article