Auditi i KLSH, Fredi Beleri kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goron

11 months ago 36
Reklamë

Depozitohet në SPAK një kallëzim i Fredit Belerit për kryebashkiakun ende në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se kallëzimi i Belerit është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që e akuzon Goron për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Beleri kallëzoi Jorgo Goron për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH. Kujtojmë se sot Goro u paraqit në SPAK, duke zbardhur kështu dhe arsyen e shkuarjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article