Austin Butler flet për bashkëpunimin me “Yves Saint Laurent”

1 year ago 33
Reklamë
23:25 14/08/2023

Aktori shpjegon se për parfumin e ri të markës luksoze është frymëzuar nga nëna e tij e ndjerë

Aktori i njohur Austin Butler ka bashkëpunuar me markën e njohur “Yves Saint Laurent” për të sjellë parfumin e ri për meshkuj.

Por në një intervistë të fundi ai shpjegon se për krijimin e aromës së re është frymëzuar nga nëna e tij e ndjerë.

I pyetur nga revista Times se cila është aroma e parë që mban mend, ai u përgjigj: “Është interesante që është lulja e portokallit.”

Parfumi i ri përmban ensenca të portokallit të cilat sipas aktorit i kujton gjithmonë nënën e tij e cila ndërroi jetë kur Butler ishte 23-vjeç si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Në intervistat e hershme ai ka shpjeguar se nëna e tij ishte mbështetësja më e madhe e cila e ndoqi hap pas hapi në industrinë e filmit. Por ndarja nga jeta la gjurmë të pashlyeshme tek aktori i cili vuajti nga depresioni.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article