Autobusi bëhet “shkrumb e hi”/ Fjalët e para të zjarrfikësit në Itali: Ka shumë viktima

11 months ago 27
Reklamë

“Ka shumë vdekje, shumë.” Këto janë fjalët e para të një zjarrfikësi që u largua për disa minuta nga zona e operacioneve të shpëtimit të autobusit që u rrëzua në Itali. Zona është kthyer në një skenë tragjedie, ndërsa policia nuk lejon askënd të hyjë. Janë të paktën 50 autoambulanca në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë pasagjerëve të plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se ndonëse autobusi zakonisht shërbentë si linjë udhëtimi e qytetarëve, por ishte marrë me qira nga disa turistë nga një kamping në Marghera.

Nga të dhënat e deritanishme raportohet për të paktën 21 viktima, mes të cilëve edhe fëmijë. Ndërkohë janë 12 të plagosur, teksa ka ende udhëtarë të zhdukur.

Read Entire Article