Autoritetet nuk gjetën asnjë provë për një lidhje me terrorizmin vendas në një aksident vdekjeprurës me makinë jashtë një koncerti të Vitit të Ri në Rochester të Nju Jork-ut, i cili vrau dy persona dhe plagosi nëntë, thanë zyrtarët të martën.
I dyshuari, të cilin zyrtarët e identifikuan si 35-vjeçarin Michael Avery nga Sirakuza, ka vdekur, thanë dy burime të zbatimit të ligjit.
Shefi i policisë së Rochester-it, David M. Smith tha që nga mëngjesi i së martës, zyrtarët nuk kishin gjetur asnjë provë që Avery veproi në “paragjykime politike ose sociale” në incidentin, në të cilin dy automjete – njëra e ngarkuar me bombola gazi u përplasën dhe u futën në turmë jashtë koncertit në Rochester’s Kodak Center.
Top Channel