Autori i dyshuar me pistoletë në dorë, ecën në këmbë/ Pronari i makinës që iu bë atentat: Nuk e njoh! 6 gëzhoja gjenden në vendngjarje

10 months ago 39

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin që ndodhi sot në Tiranë, ku u qëllua me armë në drejtim të një automjeti.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Rudolf Zefi, i cili ka qenë në makinë bashkë me të vëllanë, ka dëshmuar në polici se nuk e ka njohur personin që dyshohet se është autor i dyshuar për ngjarjen. Po ashtu policia gjeti në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi si provë materiale, 6 gëzhoja, të plumbave që u lëshuan në drejtim të makinës.

42-vjeçari tha në polici se nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa kjo e fundit po heton mbi ngjarjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article