Ava Max: Ndihem parisiane, sapo kuptova që gjyshi më kishte lindur në Francë

1 year ago 22

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max, kohët e fundit po tregon që po e shijon Parisin tej mase.

Që nga performanca e saj për ‘Messikas’ në Javën e Modës në Paris, Ava vazhdoi të sjellë imazhe nga qëndrimi i saj atje.

Artistja ndau me ndjekësit e saj nje seri imazhes të ditëve të ndryshme që i kaloi në kryeqytetin francez.

Foto: Ava Max/Instagram

Ava në çdo fotografi duket e mrekullueshme me veshje të ndryshme plot stil, për të cilat mori shumë komente pozitive nga ndekësit e saj.

Veshjet elegante mbizotërojnë në paraqitjen e saj në këto fotografi që ajo publikoi, ndër të cilat ajo shihej disa herë duke pirë duhan, e që shumë nga fansat e kritikuan.

Mbi të gjitha ajo mori shumë dashuri e sidomos nga fansat francezë që ka artistja, pasi ajo në përshkrimin e fotografisë tha: “Po ndihem shumë parisiane, sidomos pasi sapo kuptova që gjyshi kishte lindur në Saint-Etienne, Francë. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram
Foto: Ava Max/Instagram
Foto: Ava Max/Instagram
Foto: Ava Max/Instagram
Read Entire Article