Azemi ia shpreh ndjenjat Albës: Nuk e kam ndjerë kurrë atë që po ndjej tani

11 months ago 29

Tashmë duket se po lind një pëlqim mes dy banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Azemi ka qenë ai që gjatë ditë së sotme (e diel) ia ka shprehur ndjenjat banores nga Shkodra, Alba.

Dyshja kanë biseduar bashkë në dhomën e gjumit, ku Azemi i shprehu asaj se ndjenjën  që ka tani nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë.

“Unë kam qenë gjashtë vite me dikë, e respektoj, me të kam folur shumë gjatë para se të takoheshim, jam dashuruar në të në atë kohë kur kemi fol, por ketë ndjenja që i kam këtu kurrë në jetë nuk i kam patur, po të them drejtë ende nuk po mundem t’i kanalizoj, por unë këtë nuk e shoh si lojë”, ka thënë mes tjera Azemi.

Se po e ndjen një gjë të tillë, ai këtë e ka diskutuar edhe me dis aprej banorëve, duke pranuar se ka filluar të ketë një pëlqim të madh për Albën.

“Nuk kam mundur të jap deklaratë se nuk e kom ndje njëjtë prej fillimit, më ka pëlqyer i kam treguar, nuk e kam ndjerë kurrë këtë që po ndjej për Albën”, diskutoi Azemi me disa prej banorëve.

Kujtojmë që pëlqim për Albën ka treguar edhe banori tjetër, ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili një gjë të tillë e pranoi edhe gjatë Pime-it të së hënës.

Në anën tjetër, Alba ka thënë se ende nuk e sheh vetën që ka ndonjë pëlqim prej ndonjërit prej djemve të shtëpisë së famshme dhe se është ende herë për një gjë të tillë. /Telegrafi/

Read Entire Article