Nisma për të ndihmuar fëmijët në nevojë
Qytetarët e kryeqytetit hungarez, Budapest, u habitën kur panë mbi 100 njerëz gjysmë të zhveshur që vraponin rrugëve duke brohoritur paraditen e së dielës.
Pavarësisht temperaturave të acarta ata sfiduan gjithçka duke u bërë pjesë e nismës së pazakontë. Me simbolet e babagjyshit ata u ndalën në sheshet kryesore duke kërcyer e kënduar.
“Santa Run” është një nismë për mbledhje fondesh për bamirësi. Këtë vit donacionet do të shkojnë për familjet që rritin foshnja të lindura para kohe dhe me aftësi të kufizuara.
“Kur filluam këtë nismë ishim vetëm 12 të çmendur të shoqëruar nga 24 policë që vraponin përgjatë kësaj rruge. Më pas ne përdorëm mënyra të ndryshme dhe u shtuam. Sa më shumë prej nesh aq më shumë para do të shkojnë për fëmijët që kanë nevojë. Ne vrapojmë që të mund t’u japim atyre diçka për Krishtlindje”.
Ideja për vrapimin e babagjyshit gjysmë të zhveshur erdhi në Hungari pasi themeluesi i “Budapest Run” kishte parë një vrapim të ngjashëm në Boston të shteteve të Bashkuara.
Tv Klan
Të ngjashme