Bad Bunny i zemëruar me fansat

10 months ago 16
Reklamë
12:40 09/11/2023

Bad Bunny është padyshim artisti më i suksesshëm gjatë viteve të fundit. Këngëtari portorikan ka prodhuar hit pas hiti. Megjithatë, albumi i tij i fundit ka marrë komente të ndryshme nga kritikët dhe fansat, shenjë se periudhës së artë ndoshta po i vjen fundi.

Gjërat janë përkeqësuar kohët e fundit pasi një këngë e “Bad Bunny”, e krijuar nga inteligjenca artificiale është bërë virale në TikTok. Kënga në të cilën janë përfshirë edhe zërat e  Justin Bieber dhe Daddy Yankee ka marrë mijëra shikime.

Portorikani ka sulmuar fansat në kanalin e tij WhatsApp, duke thënë se ata që e kanë pëlqyer këtë këngën nuk e meritojnë të jenë miqtë e tij madje u shpreh se nuk i dëshironte ata në koncerte.

Por nuk vonoi shumë përgjigja e fansave të cilët kanë ironizuar këngëtarin në rrjetet sociale duke shpërndarë meme të ndryshme. Disa janë shprehur se kënga ishte më e mirë se i gjithë albumi i tij. Marrëdhënia e Bad Bunny dhe fansave ka qenë disi e tensionuar që nga fillimi i vitit pasi ai hodhi telefonin e një fanseje në ujë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article