Bad Bunny në kopertinën e revistës ‘Forbes’

9 months ago 15
Reklamë
22:40 28/11/2023

Revista e cilëson këngëtarin ‘mbretin e ri të popit’

Bad Bunny është një nga artistët më të suksesshëm i cili është cilësuar shpesh si ‘mbreti i muzikës latine’.

Por së fundmi revista Forbes e ka përfshirë  atë në kopertinën e saj më të fundit dhe e ka quajtuar  këngëtarin portorikan “Mbreti i ri i popit”.

Gazetarët e Forbes kanë intervistuar Bad Bunny  duke theksuar faktin se është gjithahstu edhe një nga këngëtarët më të paguar gjatë viteve të fundit.

“Nëse ka diçka konstante te Bad Bunny, i cili është 29 vjeç, është se çdo gjë që ai krijon kthehet në një hit mbarëbotëror ”, ka shkruar revista në një postim në Instagram, për të prezantuar numrin e ri të radhës.

Pavarsisht suksesit të jashtëzakonshëm, disa ndjekës  në rrjetet sociale shprehën pakënaqësi, pasi e konsideruan si mungesë respekti sepse ky titull ishte për këngëtarin e ndjerë Michael Jackson.

Disa përdorues të tjerë në rrjetet sociale e kritikuan postimin dhe e konsideruan këtë vlerësim të këngëtarit një ekzagjerim, ndërsa pati edhe nga të tjerë që e uruan këngëtarin për arritjet e tij.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article