“Balluku i ka dhënë prova që milionat e eurove i ka si karamele”, Bardhi te “Ligjet”: U rritën kostot e rrugëve! Dhjetëra mln euro për tunelin e Llogarasë…

1 week ago 29
Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve, i ka “kërkuar llogari” ministrit të ri të Financave Petrit Malaj, në lidhje me shtesat në pagesat në disa projekte për ndërtimin e rrugëve.

Ai u shpreh se nuk është normale që ministri të justifikohet me “firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku”, pasi ministri u shpreh se vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit.

Bardhi madje, duke përmendur Ballukun, u shpreh se ajo kishte dhënë provat që qindrat e milionëve të eurove i ka “si karamele”.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Nuk po marr dot vesh cila ishte urgjenca për të ndërhyre në buxhet me akt normativ.
Ju sapo keni marrë detyrën keni shtuar 260 milion euro për vetëm 3 projekte rrugësh pa asnjë studim fizibiliteti apo ndryshim projekti. Për çfarë janë rritur kostot? E bej këtë pyetje pasi me vjen ndërmend tuneli i Llogarasë ku nga 140 milion euro shkoj në 190 milionë euro. Prandaj ju pyes ccfarë ju nxiti ju të firmosni rritjen e këtyre projekteve.

Ministri: Vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit.

Bardhi: Vlerat që unë përmenda nuk janë të vjetra po janë përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj para se ju të ndërhyni dhe të firmosni këto rritje. Dhe po pyes sepse këto projekte janë të së njëjtës zonjë që e rriti koston e tunelit të Llogarasë me 50 milion euro pa asnjë shpjegim apo studim. E përsëris vlerat janë përcaktuar vetëm 5 muaj me pare. Pra nuk qëndron argumenti juaj. Kursi i këmbimit nuk ka lëvizur më siç ju e keni ndryshuar vlerat e projektit me të paktën 2 herë. Nga 205 milion euro në 299 milion euro, projekti tjetër nga 40 milion në 89 milionë euro. 2.2 herë më i lartë. Unë nuk bie dakord me atë që thotë ministri, se unë firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku. Kjo ka dhënë prova që milionat e eurove i ka karramele.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article