Banorëve të një qyteti në Australi u është thënë që të ‘largohen menjëherë’ pasi një zjarr që lëviz me shpejtësi po shkonte drejt njerëzve dhe pronave

1 year ago 33
Reklamë

Banorëve të një qyteti qendror rural në Queensland u është thënë që të ‘largohen menjëherë’ pasi një zjarr që lëviz me shpejtësi po shkonte drejt njerëzve dhe pronave, duke vënë ‘jetë të shumta në rrezik’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencës në Queensland lëshuan paralajmërimin për banorët e Emerald rreth orës 13:15 të së dielës.

Ky paralajmërim vjen pasi shkencëtarët e klimës paralajmërojnë për modelin e klimës së El Niño-s, i cili do të sjellë temperatura të nxehta përvëluese këtë verë, së bashku me motin e thatë.

A bushfire has broken out at Neath this afternoon – currently at Watch and Act level, with more than 18 hectares burned through. Cessnock Road is closed between Duffie Drive and Carss Road as crews work to contain the blaze. @nbnnews pic.twitter.com/eehZi4yUsE

— Lauren Kempe (@laurenkempe) September 17, 2023

“Jeta juaj mund të jetë në rrezik. Së shpejti do të jetë shumë e rrezikshme për të vozitur”, citohet të jetë thënë në paralajmërim për banorët e zonave të rrezikuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se aeroplanët e zjarrfikësve u përdorën për të ndihmuar ekuipazhet në terren për të frenuar zjarrin. /Telegrafi/

Read Entire Article