Barazim në Sassuolo-Bologna

1 year ago 33
21:46 28/10/2023

Takimi në stadiumin “Mapei” përfundoi 1-1, mesfushori kuqezi Bajrami e nis titullar

Sasuolo dhe Bolonja nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në derbin e Emilias të vlefshëm për ndeshjen e 10-të të Serisë A.

Në stadiumin “Mapei”, kuqeblutë e Tiago Motas që kanë nëntë takime pa u mundur, gjetën golin e parë pas 180 sekondash falë Zirkze.

Por miqtë nuk arritën që ta menxhonin avantazhin, ndërsa zigjelbrit rrezikuan në fillim me Berardin dhe Pinamontin, e më pas gjetën golin e barazimit me Bolokan në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar mes të dyja skuadrave, me zigjelbrit që kontrolluan topin, por nuk finalizuan.

Portieri Skorupski shpëtoi Bolonjën në tentativat e Berardit dhe Volpatos.

Titullar e nisi sfidën mesfushori kuqezi Nedim Bajrami, i cili luajti për 72 minuta dhe më pas u zëvendësua.

Sasuolo shkon në kuotën e 11 pikëve në vend të 14, ndërsa Bolonja është e 10 në renditje me 15 pikë pas 10 javësh.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article