“Barbie” tejkalon edhe “The Avengers” – arrin mbi 580 milionë euro në vetëm tetë javë pas publikimit

1 year ago 76
Reklamë

Megahiti “Barbie” nga “Warner Bros” ka kaluar edhe një tjetër moment historik në arkën e fitimeve, duke kaluar filmin “The Avengers” të Marvel, për t’u bërë filmi i 11-të me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkat e fitimeve.

Filmi shumë i dashur me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, javën e kaluar fitoi 3.9 milionë dollarë (3.6 milionë euro) të tjera, shkruan DailyMail.

Kjo shifër e çoi totalin e fitimeve të filmit në 626.1 milionë dollarë (587 milionë euro), duke e kaluar atë “The Avengers” të Marvel (623.3 milionë dollarë) për të pretenduar pozitën e 11-të në listën e filmave me fitimet më të larta në histori.

I duhen vetëm 27.2 milionë dollarë (25.5 milionë euro) për të tejkaluar filmin “Jurassic World” (653.4 milionë dollarë/612.6 milionë euro) dhe për të hyrë në top 10-shen e filmave më fitimprurës ndonjëherë.

“Barbie” është aktualisht në fundjavën e tetë të publikimit, dhe ndërsa hiti është brenda intervalit për t’u renditur në top 10-she, është e paqartë nëse do të ketë qëndrueshmërinë në arkën e fitimeve për të vazhduar ngjitjen.

Do të duhej të kalonte gjithashtu “Titanic” (674.2 milionë dollarë/632.1 milionë euro), “Avengers: Infinity War” (678.8 milionë dollarë/636.4 milionë euro), “Avatar: The Way of Water” (684 milionë dollarë/641.3 milionë euro), “Black Panther” (700 milionë dollarë/656.3 milionë euro), “Top Gun: Maverick” (718.8 milionë dollarë/674 milionë euro), “Avatar” (785.2 milion dollarë/736.2 milionë euro), “Spider-Man: No Way Home” (814.1 milion dollarë/763.3 milionë euro), “Avengers: Endgame” (858.3 milion dollarë/804. 9 milionë euro) dhe “Star Wars: Episode VII: Force Awakens” (936.6 milion dollarë/878.3 milionë euro).

Ndërsa Warner Bros nuk ka njoftuar ende zyrtarisht një vazhdim të filmit “Barbie”, regjisorja Greta Gerwig tregoi se ajo do të kthehej në krye.

“Ka një humor dhe një gëzim, dhe padyshim që bota është kaq e bukur. Unë dua të kthehem në Barbie Land”, tha ajo. /Telegrafi/

Read Entire Article