Bardhi paralajmëron këngën e re, publikon pamje nga xhirimet e videoklipit në New York

1 year ago 29

Reperi i njohur shqiptar, Bardhi po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Teksa po shijon suksesin e këngës së re “Betohen 2” që solli pak ditë më parë, tashmë ka zbuluar se është drejtë finalizimit të projektit të ri.

Rap-artisti nga Kumanova këto ditë ka udhëtuar për në New York për shkak të angazhimeve me koncerte.

Foto: Bardhi/Instagram

Por, përveç kësaj, autori i “Malli” ka shfrytëzuar momentin për të bërë xhirimet e videoklipit më të ri.

Në disa postime në Instagram, artisti nga Kumanova ka publikuar pamje nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

“Xhirimet e videoklipit janë kryer, kur po e lansojmë?”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e postimit duke mos dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë që kohë më parë ai tha se ka nisur punën edhe për një album të ri, në të cilin do të përfshihen disa bashkëpunime me artistë vendor dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Read Entire Article