Basha takim me të rinjtë e Durrësit: Angazhimi i tyre në jetën publike është shpresa e shqiptarëve

1 year ago 19
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

“Të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve. Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article