Basha uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë nga kulla e Isa Boletinit: Nderojmë Ismail Qemalin dhe komandantin e parë ushtarak

10 months ago 19

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa deputetë demokratë kanë qenë në kullën e Isa Boletinit, një nga monumentet më historike të kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Basha uroi gjithë shqiptarët për festën, ndërsa tha se Isa Boletini është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit.

“Gëzuar 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e flamurit kombëtar.

Sot kemi zgjedhur ta festojmë këtë ditë nga një prej monumenteve më historike të kombit shqiptar, kulla e Isa Boletinit këtu në Boletin në veri të Kosovës.

Kemi zgjedhur ta festojmë duke nderuar një prej dy Isëve të mëdhenj, bashkë me Ismail Bej Vlorën, atin themelues të shtetit shqiptar, Isa Boletinin komandantin e parë ushtarak të shtetit shqiptar, dorën e djathtë ku mbështetej Ismail Qemali dhe veprimtarët e tjerë që mundësuan pavarësinë e Shqipërisë.

Fshati Boletin njihet për gurët e tij të mëdhenj, edhe Isa Boletini është një gur i madh në themelin e shtetit shqiptar.

Ai është një nga ata gurët që mbeten në ndërgjegjen tonë edhe si diçka për tu nderuar e krenuar, por edhe si paralajmërim për kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë të kombit tonë, se këta gurë qëndrojnë garanci e identitetit tonë kombëtar, e përkatësisë tonë evropiane, por të pavarura dhe me liri të pacenuara”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article