Bashkë apo të ndarë, Ariana Lirey sqaron një herë e mirë raportin me Don Xhonin

1 year ago 31
Reklamë
09:31 07/09/2023

Herë bashkë e herë të ndarë,  marrëdhënia e Don Xhonit me modelen ruse Ariana Lirey ia ka dalë të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ndjekësit e tyre janë kureshtarë për historinë e dashurisë dhe marrëdhënien që kanë, sidomos pas videoklipit të reperit, “Ike” ku u shfaqën bashkë.

Në një pyetësor në rrjetet sociale, modelja nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Don Xhonit (Xhonatan Isufi) dhe është përgjigjur për disa prej tyre duke sqaruar se si janë raportet aktuale.

“A flet ende me Xhonatanin?”

Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem shumë mirë vetëm, çdo gjë mund të ndodhë në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë janë kalimtarë”, është shprehur Ariana ndërsa përgjigjen e ka shoqëruar edhe me një foto nga videoklipi.

Një tjetër ndjekës i thotë se “ajo e do ende”, ndërsa e pyet edhe nëse familja e Don Xhonit është në dijeni të marrëdhënies së tyre.

Kur njerëzit duhen, nuk largohen. Ne rezultuam shumë të ndryshëm. Kemi rrethe të ndryshme komunikimi, interesash, besimi, parimesh dhe karakteresh. Nuk jam e lënduar, jam mirë ndaj jepini fund këtyre pyetjeve”, përgjigjet prerë ajo.

Pyetja tjetër lidhet me fillimin e njohjes së tyre dhe Ariana thotë se nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme e madje ka edhe një këshillë për vajzat.

S’ka rëndësi sa e rëndomtë tingëllon, u njohëm në Instagram. P.S iu rikujtoj vajzave që marrëdhëniet janë plotësisht të ngatërruara. As mos i mendoni”, përfundon ajo./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article