Bashkëpunim me opozitën për integrimin, Rama: Për tangon duhen dy, një histori e re do fillojë/ reagon Bardhi: Ti vallëzon me…

2 hours ago 17

‘Për tangon duhen dy vetë’, u shpreh Kryeministri Edi Rama lidhur me bashkëpunimin që duhet të ketë mes pozitës dhe opozitës përsa i takon procesit të integrimit të vendit në BE.

Dhe në vijim, Kreu i Qeverisë u shpreh se kur nuk ka dy, atëherë ka vetëm një muzikë.

“Duhen dy për një tango, kështu që nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE-së.

Është shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, me afate konkrete, me monitorim shumë të imtësishëm dhe patjetër, do ishte shumë mirë që edhe në aspektin që pyetët të ndodhte ashtu por nga ana tjetër ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të vajtojmë këtë situatë.

Por duhet të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë detyrat dhe siç e ulëm Shqipërinë në tryezën e negociatave ta ulim në tryezën e KE si vend anëtar. Kam shumë besim që më herët se sa vonë kur ende do jemi rrugës edhe kjo që ju sollët në vëmendjen që BE krejt normalisht e pretendon nga çdo vend që do të futet në shtëpinë e përbashkët do të ndodhi. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë, dhe një histori e re do filloj edhe në këtë aspekt. Do na duhet ca durim”, tha Rama.

Pas deklaratës së Kryeministrit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.   Nga Strasburgu, atje ku ndodhet bashkë me shumë deputetë të opozitës, në kuadrin e sensibilizimit të Parlamentit Europian mbi zhvillimet në Shqipëri, Bardhi akuzon Ramën se ka zgjedhur krimin e organizuar për tangon.

“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar.

Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën.

E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre”, shprehet Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article