Bashkëpunimi Bardhi-Berisha, Burimi: Amerikanët preferojnë Bashën, heshtja e tyre tregon…

11 months ago 27
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Analisti Genc Burimi në një komunikim live në rubrikën Opinion” në News24, foli për debatet në Partinë Demokratike dhe bashkëpunimin mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burimi u shpreh se partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA-të preferojnë më shumë kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në krahasim me Gazment Bardhin, teksa shtoi se ky i fundit nuk ka asnjë problem me amerikanët.

“SHBA-të janë pyetur dhe qëndrimi tyre nuk ishte natyral, por i sforcuar. Kujtojmë se në gusht të vitit 2021 thanë qartë që nuk duan ta shihnin Berishën në Grupin Parlamentar të PD-së. Këtë herë më bëri përshtypje heshtja e amerikanë para 2 javësh, për marrëdhëniet mes Bashës dhe Bardhit. Ndaj më duket i sforcuar. Midis Bardhit dhe Bashës, ata preferojnë Bashën. Megjithatë Bardhi nuk ka asnjë problem me amerikanët. Bardhi nuk kthehet pas, nuk ka pse. Sakaq duhet theksuar se pjesa më e madhe e elektoratit blu është përkrahë Berishës sot”, tha Burimi.

Analisti Burimi komentoi edhe përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit rus, ku tha se nuk është lajm në vetvete.

“Nuk është fare lajm. Shqipëri sot është në Këshillin e Sigurimet pasi e donin SHBA-të. Pyetja që shtrohet ‘në këtë moment të luftës, që Shqipëria kryeson KSH, Rama të ishte Berisha, Meta ose Basha, e mendoni se do kishin performuar njësoj si Rama?’. Pra kanë siguri nga fuqia më e madhe, plus aftësinë vetjake që ka Rama për oratori. Nuk është lajm i madh. Ku ishte e veçanta? Më e rëndësishme ishte ajo që Rama i tha Vuçiç se ‘Kosova nuk është Serbi’.”, përfundoi Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article