Bashkëpunimi i Melindës me Bardhin “Mos ma prish” publikohet të enjten

10 months ago 51

Dy artistët e njohur, Melinda dhe Bardhi po vijnë me një bashkëpunim të ri.

Dyshja kanë finalizuar duetin e dytë së bashku që mban titullin “Mos ma prish”, ndërsa së fundmi kanë zbuluar detaje të reja.

Në një postim në Instagram, Melinda ka njoftuar se bashkëpunimi i tyre do të publikohet të enjten, më 7 dhjetor.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

“Mos ma prish” ft Bardhi, nesër ora 18:00 publikohet kënga në YouTube”, ka shkruar Melinda në postim.

Të shumta ishin komentet nga ana e fansave të tyre, të cilët me padurim presin një projekt të ri nga ta.

Ndërkohë, kujtojmë që Melinda dhe Bardhi më parë kishin bashkëpunuar edhe për këngën “Ferrari”, që u mirëprit nga publiku dhe vetëm në YouTube numëron mbi 24 milionë klikime. /Telegrafi/

Read Entire Article