“Bashkëpunuan me PS, rrëzuan kërkesën tonë për interpelancë me Ramën”, pas akuzave të Çollakut, reagon Bardhi: S’ka marrëveshje, kryetarja e Kuvendit…

11 months ago 51
Reklamë

Grupi parlamentar i PD, i drejtuar nga Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave nga deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku.

Ky i fundi deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëkoordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama

Por Bardhi në përgjigje deklaron se nuk ka asnjë marrëveshje për të rrëzuar kërkesën e disa deputetëve për interpelancë me Ramën për Kosovën.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, me PS-në për të rrezuar kërkesën e disa deputetëve për interpelancë me Kryeministrin për çështjen e Kosovës. Në konferencën e kryetarëve është rënë dakord që do jetë prezent në seancë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm për të dhënë sqarime. Në këtë rast Kryetari i Kuvendit ka shfrytëzuar nenin 89 pika 2 te rregullores duke i grupuar çështjet”, deklaron grupi i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article