Bebe Rexha paralajmëron publikimin e klipit të ri “One In A Million” me skena mjaft provokuese

11 months ago 83
Reklamë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të mbetet tejet aktive në muzikë.

Ajo këtë vit solli në treg një album të vetë-titulluar, “Bebe”, teksa përfundoi edhe dy turne, një në Evropë e tjetri në ShBA.

E duket se krahas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha nuk po ndalet së punuari.

Bebe Rexha (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images for MTV)

Kjo pasi ajo ka paralajmëruar se të martën do të publikojë klipin e saj më të ri, “One In A Million” – këngë e cila është publikuar muajin e kaluar.

Në një video të shkurtër të hedhur në Instagram, 34-vjeçarja shfaqi pak sekuenca të klipit të ri, i cili ngha pamjet e para duket të jetë me disa skena mjaft provokuese.

“Klipi i këngës ‘One In A Million’ me David Guettan vjen së shpejti. Faleminderit që i keni dhënë ‘One In A Million” kaq shumë dashuri”, shkroi artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e videos.

Bebe Rexha përndryshe pas përfundimit të turneut “Best F*n Night Of My Life” në Evropë dhe ShBA, po përgatiet që të njëjtin ta vazhdojë në kontinentin aziatik dhe atë australian. /Telegrafi/

Read Entire Article