Befasi dhe surpriza në kupën e Gjermanisë

11 months ago 44
Soccer Football - DFB Cup - Second Round - VfL Wolfsburg v RB Leipzig - Volkswagen Arena, Wolfsburg, Germany - October 31, 2023 VfL Wolfsburg's Vaclav Cerny celebrates scoring their first goal with teammates REUTERS/Cathrin Mueller
11:06 01/11/2023

Wolfsburg eliminon bujshëm Leipzig, Shtuttgart thellon krizën e Union Berlin

Mbretërimi i Lajpzig në Kupën e Gjermanisë ka përfunduar shumë shpejt. Pas tre sezone ku luajti finalen e madhe, dy prej të cilave i fitoi, Lajpzig tashmë do e ndjek pjesën e mbetur të kompeticionit nga shtëpia. Skuadra e Marco Rose iu dorëzua Ëolfsburgut në raundin e dytë të Kupës për të shuar kështu shpresat për të ruajtur titullin. Lajpzig, fitues në dy vitet e fundit, si dhe finalist në 2021 humbën minimalisht 1-0, në një duel të luajtur për thuajse gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë. Goli i vetëm u shënua në minutën e 14-të, duke vulosur kualifikimin e ‘Ujqërve’ në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

Në këtë raund kaloi edhe Shtutgarti. Pas performancës së mirë në kampionat, tashmë ekipi i Hoeness theu Union Berlin, klub që garon në Ligën e Kampionëve. Shtutgarti fitoi 1-0 për të thelluar kështu krizën e kryeqytetasve. Union Berlin pëson humbjen e 11-të radhazi në të gjitha garat. Befasi mund të konsiderohet eliminimi i Koln. Skuadra e Bundesligës gjermane u mposht 3-2 nga Kaiserslautern, e cila militon në ligën e dytë të futbollit në vend. Avantazhi i trefishtë ndihmoi vendasit për të menaxhuar rezultatin, pavarësisht se Koln u përpoq të reagojë. Gjithsesi, dy golat e shënuar në minutat 71 dhe 81 nuk e ndihmuan Koln për të shmangur disfatën, kjo e ndikuar edhe nga fakti që e mbyllën sfidën me 9 lojtarë. Në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë u kualifikuan edhe Hamburgu, Monchengladbach, St Pauli dhe Dusseldorfi.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article